Operacion i suksesshëm për Saelemaekers

Futboll

Operacion i suksesshëm për Saelemaekers

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 13:28
Saelemaekers

Anësori i Milan, Alexis Saelemaekers, iu nënshtrua dje një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë në Amsterdam, pas dëmtimit të pësuar disa ditë më parë.

“Procedura e pastrimit artroskopik dhe stabilizimit, e kryer nga mjekët dhe stafi mjekësor i Milan, ishte një sukses i plotë”.

Kështu njoftoi klubi kuqezi përmes një deklarate në rrjetet zyrtare. Lojtari belg pritet të rikthehet në fushë brenda pesë deri në gjashtë muajve.

Një dëmtim që krijon një boshllëk të madh te kuqezinjtë, pasi Saelemaekers po bënte një paraqitje të mirë këtë sezon me Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat