Në bazë të raportimeve të fundit nga gazetari sportiv Ekrem Konur, Juventus, Milan dhe Roma janë vënë në ndjekje të talentit Darryl Bakola.
Mesfushori 18-vjeçar luan te Sassuolo në Serie A dhe, sipas “Transfermarkt”, vlen 15 milionë euro.
Edhe pse ka ende shumë kohë deri në hapjen e merkatos së dimrit, klubet e mësipërme po përpiqen të “zënë pozicion” dhe të “godasin” me ofertën e duhur për francezin.
Aludohet që shuma e kërkuar nga Sassuolo do t’i kalojë 30 milionë euro.