Tirana do e presë Laçin të shtunën në stadiumin e Vorës.
Kjo është axhenda e re që zyrtarizohet nga FSHF, ndërsa ndeshja vlen për javën e shtatë të Abissnet Superiore.
Ky takim është programuar më 17 tetor, pikërisht prej orës 13:30. Ndryshimi vjen për shkak se fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” është në gjendje të rënduar. Rreth 24 orë më vonë do të jetë Vora që pret Partizanin në fushën me bar artificial.
Kastrioti luajti me Orikun në stadiumin “Selman Stërmasi”, pikërisht në fundjavë.
Në Superiore nuk shikohet si terren i përshtatshëm. Kujtojmë se Tirana ka fituar buzëqeshjen pas derbit me Partizanit.
Aktualisht mban vendin e katërt me 8 pikë të grumbulluara