Lemina i përgjigjet Yamalit

Futboll

Lemina i përgjigjet Yamalit

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 15:04
Pamje

Mario Lemina iu ka dhënë fund polemikave me Lamine Yamalin pas deklaratave të bëra para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Galatasarayt dhe Barcelonës.

Mesfushori nga Gaboni kishte ironizuar me talentin spanjoll, duke u thënë kamerave se nuk e dinte kush ishte ai.

Kjo situatë e kishte argëtuar disi 19-vjeçarin e Barcelonës, i cili pas fitores 4-1 në Stamboll publikoi në rrjetet sociale fotografi dhe video të aksioneve të tij, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “A më njeh tani?”.

Ish-futbollisti i Juventusit ka dashur të sqarojë se deklaratat e tij nuk kishin asgjë personale kundër Yamalit.

Lemina e publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën futbollisti i Galatasarayt shfaqet me fëmijët e tij, duke shkruar:

“Sigurisht që e di kush je, djali im i vogël është i çmendur pas teje. Urime!”.

Mesfushori i Galatasarayt pati edhe një mesazh për skuadrën e tij, pavarësisht humbjes nga Barcelona.

“Vazhdojmë të luftojmë, do të kthehemi më të fortë”, përfundoi Lemina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat