Brightoni e ka fituar ankesën për përjashtimin e mbrojtësit Pascal Struijk, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Sunderlandit, më 10 tetor, në Premier League.
Gjatë asaj përballjeje, gjyqtari e përjashtoi Struijkun për një ndërhyrje ndaj Wilson Isidorit, duke vlerësuar se mbrojtësi e kishte ndalur një rast të pastër shënimi për kundërshtarin.
Megjithatë, pas shqyrtimit të ankesës së Brightonit, një komision i pavarur vendosi se përjashtimi ishte i gabuar.
Si rrjedhojë, Struijkut iu hoq pezullimi prej një ndeshjeje, shkruajnë mediat angleze.
Ky vendim e përbën një rast të rëndësishëm në futbollin anglez, pasi tregon se vendimet për kartonët e kuq mund të rishikohen edhe pas përfundimit të ndeshjes, nëse klubi e paraqet një ankesë të suksesshme.
Kështu, mbrojtësi do të jetë në dispozicion të Brightonit për ndeshjen e radhës kundër Crystal Palacet, e planifikuar për të dielën, më 18 tetor.