Ishte titullar te Vllaznia e Edi Martinit, lojtari befason me kalimin në Gjermani!

Futboll

Ishte titullar te Vllaznia e Edi Martinit, lojtari befason me kalimin në Gjermani!

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 15:33
Vllaznia

Pasi i dha fund bashkëpunimit me Vllazninë e Shkodrës, portieri gjerman Leon-Maurice Pohls ka gjetur “strehë” të re profesionale.

29-vjeçari është bashkuar me Tasmania Berlin, ekip që militon në ligat e ulëta të Gjermanisë.

Pohls u bë pjesë e Vllaznisë në verën e vitit 2025, ndërsa aventura me shkodranët zgjati vetëm 1 sezon, aty ku u bë titullar i padiskutueshëm, në etapën kur trajner ishte Edi Martini.

Në karrierë, Leon-Maurice Pohls ka fituar trofe vetëm me skuadrën e Shamrock Rovers, 5 herë titullin kampion në Irlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat