Trajneri Kompani nuk e ka mbrojtur Olisen pas kartonit të kuq që mori në Ligën e Kampioneve.
Madje është treguar mjaft i ashpër, ndërsa Bajerni barazoi 3-3 në transfertën e Viking.
“Dhe kartoni i kuq ishte jashtëzakonisht i pamend, sigurisht që e kemi diskutuar këtë çështje dhe jemi të qartë për të. Gjithashtu, nuk është se më duket se skuadrës i mungon energjia.
Ekipi po punon, por gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin.
Ai e di këtë, për gjëra të tilla ne jemi shumë të qartë. E shoh në sytë e tij që i vjen keq për atë që bëri. Sot nuk është një finale apo gjysmëfinale, por momente të tilla janë vendimtare gjatë një sezoni. I thashë edhe Olises se numri dhjetë ishte më i zgjuar se ti.
Tani nuk mund ta ndryshoj më as unë këtë. Shpresoj që kjo të jetë një përvojë nga e cila të mësojmë dhe të bëhemi më të fortë”, u shpreh Kompani.