Rodri me fjalë të mëdha për Yamalin

Futboll

Rodri me fjalë të mëdha për Yamalin

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:00
Yamal e Rodri

Pavarësisht vërejtjeve për ekipin, Rodri nuk i kurseu elozhet për Lamine Yamalin dhe Anthony Gordonin, të cilët kontribuuan në suksesin e Barcelonës ndaj Galatasarayt mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

“Lamine ka qenë spektakolar, ashtu si edhe Anthony. Ata na japin atë avantazh shtesë që i nevojitet çdo skuadre për ta bërë diferencën dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë”, tha ai.

Rodri foli edhe për njërin nga driblimet e Yamalit, që e tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes.

“I thoshim se kishte pasur pak fat, por në fund duhet të guxosh. Ai gjithmonë përpiqet ta kalojë kundërshtarin në duelet një kundër një”, deklaroi mesfushori me buzëqeshje.

Atmosferë e jashtëzakonshme në Stamboll

Rodri gjithashtu e vlerësoi atmosferën e krijuar nga tifozët e Galatasarayt, duke e pranuar se rrallë kishte përjetuar diçka të tillë në karrierën e tij.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë si në këtë stadium.

Atmosfera dhe zhurma ishin të pabesueshme.

Kam luajtur në shumë stadiume dhe është e vështirë që diçka të të befasojë, por sot ndodhi. Tifozë të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

Barcelona e mori një fitore të rëndësishme në Turqi, por mesazhi i Rodrit është i qartë: për të shkuar deri në fund në Ligën e Kampionëve, skuadra duhet t’i menaxhojë më mirë momentet e vështira dhe t’i shmangë humbjet e panevojshme të topit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat