Plas te Napoli

Futboll

Plas te Napoli

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:28
Allegri

Napoli u mposht nga Vijareali me rezultatin 3-1 në Ligën e Kampioneve.

Te klubi i Seria A ndërkohë ka një përplasje mes trajnerit Alegri dhe Kevin De Bryjne.

Gjatë ndeshjes së Champions, Alegri i kërkonte De Bryjnes që të bënte prapa për t’i lënë hapësira MekTominej. Ylli belgu u soll sikur nuk po dëgjonte, duke qëndruar përpara.

Alegri dhe De Bryjne kanë pasur përplasje dhe më përpara.

Situata nuk është aspak e qetë duke qenë se Napoli mban edhe vendin e tetë në kampionat.

Deri tani janë 10 pikë të grumbulluara në gjashtë javë. Zhgënjimi nuk ka munguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat