Arbeloa gjobitet për komentet ndaj gjyqtarëve

Futboll

Arbeloa gjobitet për komentet ndaj gjyqtarëve

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:40
Arbeloa

Trajneri i Fulhamit, Álvaro Arbeloa, është dënuar me 25 mijë funte për komentet e bëra pas barazimit 1:1 kundër Manchester Unitedit në shtator.

“Çdo faull e gjykoi në favor të tyre, çdo vendim shkoi në anën e tyre. E dija se gjyqtarët nuk do ta lejonin Manchester Unitedin të humbiste këtu”, kishte deklaruar Arbeloa, duke u ndëshkuar për këto komente.

Fulhami ndodhet në vendin e fundit të Premier League pas gjashtë xhirove, pa asnjë fitore.

Sipas gazetës britanike “Standard”, trajneri spanjoll ka edhe dy ndeshje në dispozicion për t’i përmirësuar rezultatet dhe për ta shpëtuar pozitën e tij.
Fulhami të shtunën humbi 2:1 në udhëtim ndaj Ipswichit, ndonëse deri në minutën e 88-të ishte në epërsi 1:0.

Klubi londinez ka vetëm dy pikë pas gjashtë xhirove dhe ndodhet dy pikë larg zonës së sigurisë. Arbeloa mund të bëhet trajneri i parë që shkarkohet këtë sezon në Premier League.

Sipas “Standard”, dy ndeshjet e ardhshme, kundër Hullit dhe Coventryt, mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat