Tirana përfiton si Dinamo

Futboll

Tirana përfiton si Dinamo

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:51
Tirana

Tirana do të presë këtë të shtunë Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”, ora 13:30.

Pasi terreni në “Selman Stërmasi” në kryeqytet nuk ishte në gjendjen optimale për të organizuar këtë duel, Tirana ka zgjedhur stadiumin e Vorës për të pritur kurbinasit.

Ky vendim i bardhebluve është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit ku saktësohet se kjo sfidë do të luhet pikërisht në stadiumin “KF VORA” për shkak edhe të kushteve që gëzon ky impant.

Në këtë stadium, kujtojmë se ka luajtur edhe Dinamo si pritës ndaj Partizanit, fituar 4-2. Sa për Tiranën, “blutë” kryeqytetas vijnë me moralin e lartë pas fitores 1-3 në derbi përballë Partizanit dhe ndaj Laçit do të tentojnë të ruajnë momentin e mirë dhe të kërkojnë pikët e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat