Fitorja e derbit kundër Partizanit mund të ndryshojë fatet e sezonit për Tiranën.
Ky është opinioni i ish-mbrojtësit të bardhebluve Gentjan Muça, ka analizuar këtë sfidë të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Sipas tij, në këtë sezon Tirana mund të luftojë për objektiva të mëdha, pavarësisht se një vend në Europë nuk do të jetë i lehtë për shkak të rivalitetit dhe cilësisë që kanë skuadrat e tjera të kampionatit.
Pas 6 javësh të luajtura, Tirana ka 8 pikë dhe renditet në vendin e katërt.
Sfida e ardhshme për ekipin kryeqytetas është kundër Laçit.