Zvarritja

Futboll

Zvarritja

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Projektligji për sponsorizimet në sport dhe kulturë, një nismë e kërkuar prej vitesh nga komuniteti sportiv, vijon të përballet me zvarritje institucionale.

Në vend që të krijohen lehtësira konkrete për bizneset që duan të investojnë në sport, projektligji është kthyer për rishikim nga Komisioni i Ligjeve, duke shtyrë edhe më tej një vendim që sporti shqiptar nuk ka luksin ta presë pafundësisht.

Në një intervistë për “Klan News”, avokati Envi Hicka analizon arsyet ligjore dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje, si edhe nevojën urgjente për një kuadër ligjor të qartë, funksional dhe të zbatueshëm.

Sepse sporti shqiptar nuk ka nevojë për premtime të tjera dhe as për një projektligj që kalon nga një tryezë në tjetrën.

Duke cekur projektligjin, avokati Envi Hicka shpjegon edhe problematikat teknike që duhen adresuar përpara miratimit të tij.

Sipas avokatit, në Shqipëri duhet të kalojë një ligj sponsorizimesh i cili të vihet në shërbim të sportit dhe jo një ligj që nuk prodhon asgjë.

Ndërkohë, zvarritja e këtij procesi shton pasigurinë për klubet sportive, të cilat presin një kuadër ligjor që të nxisë financimin dhe investimet private.

Për këtë arsye, nevojitet koordinim mes ministrive të linjës për të adresuar problematikat dhe për të çuar përpara një nismë të kërkuar prej vitesh nga komuniteti sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat