Për herë të parë pas afro 10 vitesh nga pjesëmarrja e Skënderbeut në Europa League, futbolli shqiptar do të përfaqësohet në kompeticionet Europiane nga Egnatia që do të bëjë te enjten debutimin në Conference League.
Rrogozhinasit janë duke jetuar një ëndërr, me përgjegjësinë që ta përfaqësojnë siç duhet kampionatin shqiptar.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të kërkojnë të marrin rezultate pozitive për të ëndërruar kualifikimin në raundin e ardhshëm.
Egnatia do të bëjë debutimin e saj Europian kundër danezëve të Midjulland këtë të enjte në orën 18:45 në Arenën Kombëtare në Tiranë.