FSHF diplomon 15 trajnerë portierësh

Futboll

FSHF diplomon 15 trajnerë portierësh

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:58
Trajnerët

Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin për trajnerët e portierëve, në nivelin më të lartë të kualifikimit UEFA A, i cili u organizua për herë të parë në Shqipëri.

Programi nisi në maj të vitit 2025 dhe zgjati më shumë se një vit, teksa në përfundim 15 trajnerë morën diplomën, mes tyre edhe emra të njohur të futbollit shqiptar si Ilir Bozhiqi apo Bledian Rizvani.

Në ceremoninë e diplomimit, presidenti i FSHF-së Armand Duka vlerësoi këtë program të rëndësishëm.

Diplomimi i 15 trajnerëve shënon një etapë të re për përgatitjen e specialistëve të portierëve në Shqipëri, ndërsa FSHF synon të vijojë investimin në kualifikimin profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat