Media serbe kujton humbjen: Shqiptari me dron

Futboll

Media serbe kujton humbjen: Shqiptari me dron

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2026 Në ora: 17:33
Më 14 tetor të vitit 2014, droni me flamurin kombëtar shqiptar dhe Ismajl Qemajlin e Isa Boletinin

Më 14 tetor të vitit 2014, Beogradi u bë skenë e skandalit më të madh në historinë e futbollit evropian.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2016 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në stadiumin e Partizanit, u ndërpre pasi futbollistët shqiptarë u sulmuan nga bandat serbe me maska e pa maska.

Media serbe “Kurir” kujton sklandalin e serbëve dhe humbjen e Serbisë, pasi që pas këtij skandalit CVAS vendosi 3:0 në tavolin ën favor të Shqipërisë,

“Pas kësaj ngjarjeje qëndronte Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

Droni mbi stadium shkaktoi kaos.

Në minutën e 42-të, kur rezultati ishte 0:0, droni u shfaq mbi fushën e lojës. Futbollisti serb Stefan Mitroviq e kapi dhe e hoqi flamurin, por kjo shkaktoi përplasje me futbollistët shqiptarë, të cilët tentuan ta merrnin atë.

Situata u përshkallëzua shpejt, tifozët hynë në fushë dhe ndeshja u ndërpre pa u rifilluar”, ka shkruar me sdtë tjera media serbe.

“Pas incidentit, UEFA mori masa disiplinore ndaj të dy federatave.

Fillimisht, ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Serbisë, por Federatës Serbe iu hoqën tri pikë dhe iu shqiptua një gjobë prej 100.000 eurosh. Po ashtu, Serbia u urdhërua t'i zhvillonte dy ndeshjet e ardhshme vendëse në garat e UEFA-s pa praninë e tifozëve.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit u gjobit me 100.000 euro.

Por më 10 korrik 2015, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ndryshoi vendimin dhe ia dha Shqipërisë fitoren zyrtare me rezultat 3:0. Dënimet disiplinore ndaj Serbisë mbetën në fuqi, ndërsa gjoba ndaj Federatës Shqiptare u konfirmua:, shkruan më tej, duke shtuar:

“Dymbëdhjetë vjet më vonë, skenat nga stadiumi Partizan mbahen ende mend, droni që mbante flamurin e "Shqipërisë së Madhe", ndërprerja e ndeshjes, përplasjet në fushë dhe vendimi që ndryshoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Incidenti i Beogradit u shndërrua në një skandal ndërkombëtar me pasoja që ndikuan në marrëdhëniet futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe ngjarjet e 14 tetorit 2014 mbeten të gdhendura në histori si një nga momentet më të diskutueshme të futbollit evropian”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat