Futbollistët e Rabotniçkit kanë shënuar fitore bindëse ndaj Vardarit të Negotinit dhe kanë plotësuar listën e skuadrave që kualifikohen në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë.
“Romantikët” triumfuan me rezultat të thellë 8:0, në cilësinë e mysafirit ndaj Vardarit të Negotinit.
Katër skuadra shqiptare janë në të tetën e finales.
Më herët, kualifikimin në 1/8 e finales e siguruan edhe Struga Trim Lum, Pelisteri, Brera Strumica, Makedonija GJ.P., Vardari, Bashkimi nga Kumanova, Kamenica Sasa, Bregallnica, Skopje, Shkëndija e Haraçinës, Novaci, Bellasica, Arsimi nga Çegrani, Tikveshi dhe Sileksi, i cili garon si fitues në fuqi i trofeut nga sezoni i kaluar.
Kështu, Rabotniçki bëhet skuadra e fundit që siguron një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira të Kupës së Maqedonisë.