Në pranverë, Niko Shloterbek u përmend vazhdimisht si një kandidat i mundshëm për tu larguar nga Dortmundi.
Mbrojtësi u lidh me disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, por në fund vendosi të rinovonte kontratën me BVB.
Megjithatë, Reali, Liverpuli dhe Junajtidi vazhdojnë ta ndjekin nga afër yllin e kombëtares gjermane. Edhe Barcelona raportohet se po monitoron situatën.
Sipas raportimit, BVB nuk ka aktualisht asnjë ofertë zyrtare për tu shqyrtuar, por nëse Shloterbeku vazhdon të paraqitet në nivelin e tij të zakonshëm, kjo situatë mund të ndryshoj gjatë verës.
Për më tepër, raportohet se kontrata e Shloterbekut përmban një klauzolë lirimi prej 50 deri në 60 milionë eurosh, e cila, megjithatë, thuhet se vlen vetëm për klube të caktuara.