Liverpool projekton goditjen e parë të madhe të verës

Futboll

Liverpool projekton goditjen e parë të madhe të verës

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 19:02
Liverpool

Pavarësisht shpenzimeve të konsiderueshme në dy periudhat verore të merkatos,

Liverpool vazhdon të ketë luhatje të shumta përsa i përket rezultateve në fushë.

Një nga repartet që nuk po funksionon ashtu siç duhej dhe ashtu siç pritej është padyshim mesfusha.

Sipas BBC-së, Liverpool ka piketuar profilin e duhur për këtë repart.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Bournemouth, Alex Scott, për të cilin verën e kaluar Chelsea ofroi 60 milionë euro, por që u refuzua.

Bournemouth ka vendosur të lejojë largimin e Alex Scott gjatë verës së ardhshme për shifrën 100 milionë euro.

Shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Chelsea nuk është tërhequr nga ideja e transferimit të Scott dhe do të konkurrojë me Liverpool-in deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat