Riyad Mahrez ka klub të ri

Futboll

Riyad Mahrez ka klub të ri

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 19:09
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez (35), ish-ylli i Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, është futbollisti më i ri i klubit Al Shamal nga Katari.

Sulmuesi anësor algjerian është transferuar si lojtar i lirë, pasi këtë verë u largua nga klubi saudit Al Ahli, ku kaloi tri sezonet e fundit. Ardhjen e tij e ka konfirmuar zyrtarisht klubi nga Katari.

“E gjithë bota e njeh emrin e tij. Tani ai mban emrin tonë. Riyad Mahrez”, ka shkruar Al Shamal në rrjetet sociale, duke publikuar një video me momentet më të mira të ish-yllit të futbollit anglez.

Në klubin e ri, Mahrez do të luajë nën drejtimin e trajnerit spanjoll David Prats, ish-bashkëpunëtor i Xavi Hernandezit te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat