Zbulohen formacionet zyrtare të duelit Roma-Real

Futboll

Zbulohen formacionet zyrtare të duelit Roma-Real

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 20:26
Roma-Real

Roma do të përgatitet për ndeshjen e saj të parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve pas më shumë se gjashtë vitesh, teksa në stadiumin “Olimpico” do të rikthehet ish-trajneri i saj, Zhoze Murinjo, këtë herë në krye të Real Madridit.

Madrilenët kanë fituar tetë nga 12 përballjet e mëparshme mes dy skuadrave, ndërsa kanë regjistruar një barazim dhe tri humbje.

Të gjitha këto takime janë zhvilluar në këtë kompeticion, ku Reali ka fituar katër ndeshjet e fundit radhazi pa pësuar gol.

Për më tepër, gjigantët spanjollë kanë fituar 19 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave italiane, duke pësuar vetëm dy humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat