Sorensen: Duhet të jemi agresivë

Futboll

Sorensen: Duhet të jemi agresivë

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 22:20
Sorensen

Në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj Egnatias i vlefshëm për Ligën e Konferencës, foli edhe futbollisti i Midtjilland, Beç Sorensen, i cili është rikthyer me skuadrën pas një dëmtimi që e mbajti gjatë për disa ndeshje.

“Duhet të jemi agresivë, të fitojmë duelet tona dhe të luajmë drejtpërdrejt.

Kjo është qasja që po ndjekim në ndeshje.

Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në turne, por po e marrim ndeshjen një nga një. Tani duhet të bëjmë një nisje të mirë të fushatës evropiane dhe shpresojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi arritur sezonin e kaluar, tha kapiteni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat