Taulant Seferi e çon në 9-të numrin e golave, sulmuesi i Kombëtares “pa frena” në Turqi

Futboll

Taulant Seferi e çon në 9-të numrin e golave, sulmuesi i Kombëtares “pa frena” në Turqi

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 22:22
Pamje nga ndeshja

Kayserispor ka fituar në transfertë përballë Antalyaspor me rezultatin 0-4, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës së Parë turke.

Në këtë përballje, një prej protagonistëve të fushës rezultoi edhe Taulant Sheferi me dy golat e tij. Ishte fillimisht minuta e 24-të, kur një tentativë në zonë u shfrytëzua nga sulmuesi shqiptar me një goditje të potente.

Goli i dytë vjen në minutën e 53-të ku Seferi bën gjithçka vetë.

Pas një topi të marrë në zotërim, sulmuesi shqiptar kalon dhe portieri dhe e dërgon lehtësisht në portën e zbrazët.

Në mënyrë, lojtari nga Kumanova e çon numrin e golave në “llogarinë” e tij në 9, çfarë konfirmon edhe formën e tij spektakolare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat