Zoran Batroviqi flet për Kombëtaren e Kosovës: Është e hapur...

Futboll

Zoran Batroviqi flet për Kombëtaren e Kosovës: Është e hapur...

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2026 Në ora: 16:08
Reshat Ibraimi gjatë bisedës me Zoran Batroviqin

Sa herë që flet për Prishtinën dhe Kosovën, emocionet e pushtojnë Zoran Batroviqin. 

Ish-futbollisti malazez, i cili periudhën më të mirë të karrierës e përjetoi me gjeneratën e artë të KF Prishtinës, vazhdon ta ruajë lidhjen e veçantë me futbollin tonë.

Batroviqi ishte pjesë e Prishtinës për katër vjet, nga viti 1983 deri më 1987.

Në një bisedë me gazetarin Rashet Ibraimi, ai u pyet nëse e sheh të mundur që Kombëtarja e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të kualifikohet në një Kampionat Evropian apo Botëror.

Ish-futbollisti malazez shprehu besimin se kjo mundësi ekziston, duke vlerësuar cilësinë e futbollit në Kosovë.

“Unë i ndjek të gjitha reprezentacionin, klubet, gjithçka që më intereson, pasi kam edhe shumë miq në Kosovë.

Mundësia është e hapur edhe në këtë sistem garash.

Mendoj se mundet, mundet edhe Mali i Zi.

Kanë kualitet dhe unë u dëshiroj fat”, u shpreh Batroviqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat