Një tjetër largim te Gjilani, përfundon bashkëpunimi me Blerim Bunjakun

Futboll

Një tjetër largim te Gjilani, përfundon bashkëpunimi me Blerim Bunjakun

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 18:25
Blerim Bunjaku

Klubi i Futbollit Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me Blerim Bunjakun, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e asistentit të parë në shtabin teknik të skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit gjilanas, i cili ka falënderuar Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.

“Klubi e falënderon Blerim Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e KF Gjilanit.

Klubi i ka uruar Bunjakut suksese të mëtejshme në karrierën profesionale dhe në sfidat e ardhshme.

Gjilani ditë më parë kishte njoftuar edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri, duke shënuar kështu një tjetër ndryshim në shtabin teknik të skuadrës gjilanase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat