Ish-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën polake të Puszcza-s.
Në duelin ndaj Pogon Siedlce, Gjoni shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 48-të, ndërsa festoi me shqiponjën.
Pas krosimit nga goditja e këndit, 27-vjeçari goditi fuqishëm me kokë.
Edhe pse goditja e tij e parë u ndal nga portieri kundërshtar, Gjoni u tregua i vëmendshëm në pozicionin e duhur dhe, me një tjetër goditje me kokë, dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i parë i Gjonit për këtë sezon të ri me Puszcza-n në “Betclic 1. Liga”, niveli i dytë i futbollit polak. Qendërsulmuesi ishte pjesë e Elbasanit në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2024-2025.