Benitez: Kam dyshime për Interin

Futboll

Benitez: Kam dyshime për Interin

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 20:18
Rafa Benitez

Katër humbjet e Romës, Interit, Napolit dhe Comos në Champions League kanë ngritur shumë pikëpyetje. Rafa Benitez, ish-trajneri i Napolit, analizoi situatën në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Për humbjen 3-4 të Interit ndaj Bruges dhe atë të Romës në shtëpi kundër Real Madridit, ai u shpreh:

“Dy ndeshje krejt të ndryshme për nga zhvillimi. Humbja e Interit ishte shumë befasuese, ndërsa ajo e Romës ishte e parashikueshme, por e bujshme për mënyrën si ndodhi. Megjithatë, në ‘Olimpico’ pashë edhe shumë gjëra pozitive”.

Për nivelin e Serie A, Benitez pranoi se kampionati italian mund të mos ofrojë gjithmonë përgatitjen e duhur, por kërkoi një analizë më të thelluar. Duke folur për Interin, ai shtoi:

“Më lind dyshimi se ishte thjesht një rastësi, një mbrëmje e keqe. Por ka një fakt që nuk mund të anashkalohet: në këtë fillim sezoni, mbrojtja zikaltër ka pësuar shumë gola”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat