Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, “rrëmbeu skenën” mbrëmjen e sotme me skuadrën e Rizesporti teksa realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 32-të të sfidës ndaj Çorumit.
Me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës, Laçi e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë shans gardianit kundërshtar.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1 me 1, teksa për vendasit shënoi Under.
Vlen të theksohet fakti se për Qazim Laçin, ky ishte goli i dytë në 8 javë kampionat.
30-vjeçari është shndërruar në liderin e mesfushës së Rizesportit.