Nuk ka asnjë shqetësim

Futboll

Nuk ka asnjë shqetësim

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 20:49
Ilir Daja

Dinamo mori humbjen e dytë radhazi në Superiore, sonte kundër Teutës së Edlir Tetovës.

Tashmë, dinamovitët humbasin më shumë terren ndaj kreut, duke sjellë pasiguri të mëdha për objektivin e titullit. Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri Ilir Daja:

"Nuk ka asnjë shqetësim, janë gjëra që ndodhin. Sot nuk kemi bërë keq. Nëse e shikojmë ndeshjen nga fillimi deri në fund, na ka munguar pasimi i fundit. Ky është futbolli.

Kemi një kontingjent lojtarësh jashtë, si kapiteni Dita. Ai i jep më shumë qetësi dhe forcë lojës sonë në ajër. Nëse do të ishte Dita në lojë apo Sembene, mund të kishim luajtur në një formë tjetër.

Duke ditur manovrat e Teutës nga krahu në qendër, kishim zgjedhur të luanim në një formë tjetër. Prandaj thashë që nuk bëmë keq. Kur humbet, duhet të bësh një lloj analize. I thashë ekipit se kemi dhënë maksimumin.

Duhet të rregullojmë 2-3 gjëra në të ardhmen. Ishim disa herë me topa në zonën fundore. Duhet të korrigjonim pasimin e fundit. Aty kemi një forcë me Hoxhallarin dhe Nezirin.

Ndonjëherë, kur ke më shumë alternativa, ke mundësi për rotacion. Ismaili në pasimin e fundit nuk ka qenë aq efikas.

Po të shikosh faullet, në raport me kundërshtarin, ata ishin shumë më tepër në dëmin tonë. Edhe ne u përgjigjëm, nuk qëndruam pasivë në fushë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat