Një yll i ri po lind te Milani

Futboll

Një yll i ri po lind te Milani

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja

Zëvendësimi i një lojtari si Rafael Leao, i cili luajti për shtatë sezone te Milan, nuk është asnjëherë i lehtë, por talenti i ri Alphadjo Cisse ka arritur të lërë menjëherë shenjë.

Djaloshi 19-vjeçar ka mahnitur të gjithë duke realizuar një tripletë historike në debutimin e tij evropian kundër skuadrës së Salzburg.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi këtyre rrjetave u shtohen edhe dy gola të tjerë në Serie A përballë Torino dhe Juventus. Me pesë gola në po aq ndeshje si titullar, ai është shndërruar momentalisht në golashënuesin më të mirë të kuqezinjve, duke fituar besimin e plotë dhe elozhet e trajnerit Ruben Amorim.

Paraqitja e tij fantastike kundër austriakëve, ku shënoi me kokë, me të majtën dhe me të djathtën, tregoi lëvizje tipike të një qendërsulmuesi të vërtetë.

Forca reale e Alphadjo Cisse qëndron në përshtatshmërinë e tij taktike, pasi ndonëse e ka nisur si fantazist, ai po shkëlqen edhe si sulmues i dytë, ngjashëm me Christopher Nkunku në kohën e Leipzig.

Këto cilësi u nuhatën fillimisht nga trajneri Silvio Baldini te Italia U-21, i cili e aktivizoi si “9 fals” në ndeshjen kundër Armenias, ku Cisse shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.

Në një moment kur Milan dhe Italia janë në kërkim të një sulmuesi të ri, Cisse duket se është profili ideal mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat