Teuta nuk njeh rivalë, diferenca me Dinamon shkon në +7

Futboll

Teuta nuk njeh rivalë, diferenca me Dinamon shkon në +7

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 21:32
Tabela

Teuta nuk njeh rivalë, diferenca me Dinamon shkon në +7!

Dueli mes Dinamos dhe Teutës i zhvilluar në “Elbasan Arena”, ngriti siparin e javës së shtatë në Kategorinë Superiore.

Me triumfin 0 me 2 të arritur ndaj dinamovitëve, skuadra e Edlir Tetovës, ruan kryesimin me 19 pikë në 7 ndeshje, 4 më shumë se Egnatia që ka një ndeshje më pak, teksa durrsakët kanë thelluar diferencën në 7 pikë nga Dinamo e Ilir Dajës, që mban vendin e tretë.

Për sa i përket javës së shtatë, ditën e nesërme luhen dy duelet Tirana-Laçi dhe Skënderbeu-Elbasani, teksa java mbyllet të dielën me përballjet Vora-Partizani dhe Egnatia-Vllaznia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat