Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) hapë procedurë disiplinore dhe shqipton dënime ndaj futbollistëve.
Hapet procedurë disiplinore për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet FC Bashkimit dhe FC Struga Trim Lum.
Muarem Muarem – procedurë disiplinore për shkak të pranisë së paautorizuar në zonën teknike gjatë së njëjtës ndeshje.
Durim Hida – procedurë disiplinore për shkak të pengimit të përfaqësuesve zyrtarë të ekipit mysafir gjatë hyrjes në ambientet zyrtare të klubit, gjatë së njëjtës ndeshje.
Endrit Rustemi (FC Shkupi 1927) – Ndalim i paraqitjes në një ndeshje.
Stefan Babunski (Detonit) – Ndalim i paraqitjes në një ndeshje.
Trajçe Nikov (Kozhuf) – Ndalim i paraqitjes në një ndeshje.
Hristijan Torneski (Novaci) – Ndalim i paraqitjes në një ndeshje.
Romeo Koçoski (trajner i Ohrit) – Ndalim i ushtrimit të funksionit për një muaj.
Valentin Koçoski (Ohri) – Ndalim i paraqitjes në dy ndeshje.