Një ish i Juventusit kërkon kthimin në Itali në janar

Futboll

Një ish i Juventusit kërkon kthimin në Itali në janar

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 21:51
Juventus

Federiko Kieza nuk po gjen më hapësirat që shpresonte të kishte te Liverpuli dhe mundësia e largimit të tij që në janar tashmë është bërë shumë e madhe.

Sipas “Caught Offside”, lojtari kishte kërkuar fillimisht të largohej gjatë verës, ndërsa duket se po shtyn tashmë që të ndryshojë ambient në dritaren e ardhshme të merkatos. Kieza shpresonte të kishte hapësira me Iraolan, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Interi, Lacio dhe Atalanta po ndjekin me interes situatën, të gatshëm të ndërhyjnë.

Më pak e favorizuar për një lëvizje është Lacio, që ka kufizime financiare dhe nuk përballon dot rrogën e sulmuesit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat