Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka pasur mbrëmje të keqe me ekipin e tij, Sassuolo.
Frosinone ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së shtatë të Serie A.
Vendasit u treguan më efikas, duke arritur pikë të plota.
Ndeshje që kënaqi të pranishmit, ku u shënuan gjithsej gjashtë gola.
Futbollisti Antonio Raimondo është trim i fitores së vendasve me het-trik-un e tij.
Për Frosinonen shënuan Calo (9'), Raimondo (26', 30' e 57') dhe për Sassuolon Berardi (15') e Thorstvedt (37').
Frosinone e zë vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Sassuolo është në të 11-tin me 8.