Milani synon goditjen e madhe në merkato, Cardinale kërkon transferimin e sulmuesit që i shënoi tripletë Interit

Futboll

Milani synon goditjen e madhe në merkato, Cardinale kërkon transferimin e sulmuesit që i shënoi tripletë Interit

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 09:20
Niccolo Tresoldi

Tregolëshi i shënuar në San Siro kundër Interit ka rritur ndjeshëm vëmendjen ndaj Nicolo Tresoldit.

Sulmuesi i lindur në vitin 2002 po tërheq interesin e disa klubeve të rëndësishme, ndërsa paraqitjet e tij dhe simpatia për ngjyrat kuqezi kanë bërë që edhe Milani ta konsiderojë si një objektiv për të ardhmen.

Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, presidenti i grupit pronar të Milanit, Gerry Cardinale, dëshiron që klubi të lëvizë që tani për të mos humbur mundësinë e transferimit të talentit të ri. Ai i ka kërkuar ekipit përgjegjës për merkaton të monitorojë nga afër situatën e lojtarit dhe kontaktet me përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë aspak i lehtë. Interesi i klubeve të Premier League rrezikon ta bëjë garën shumë të vështirë për kuqezinjtë, sidomos duke pasur parasysh se vlera e kartonit të Tresoldit raportohet të ketë arritur tashmë në 50 milionë euro.

Milani nuk dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të kuptuar nëse mund të sigurojë shërbimet e sulmuesit. Sipas raportimeve, klubi po e ndjek situatën si për merkaton e janarit, ashtu edhe për atë të verës.

Mosha e re dhe karakteristikat e Tresoldit përputhen me strategjinë e RedBird dhe Milanit, të cilët synojnë të investojnë te lojtarët me potencial të madh zhvillimi dhe rishitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat