Derisa në fushën e gjelbër po zhvillohet përballja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, tensione janë regjistruar edhe jashtë stadiumit në Gjilan.
Tifozët e të dy skuadrave, “Plisat” e Prishtinës dhe “Intelektualët” e Dritës, janë përfshirë në përleshje, duke i lënë në hije zhvillimet sportive të këtij derbi.
Kjo ndeshje, e mbetur nga java e dytë e kampionatit, po zhvillohet në Gjilan.
Ndërkohë, në fushën e lojës, Prishtina është në epërsi me rezultat 2:1.