5 vjecari sirian, adhuruesi i Messit, kërcënohet me jetë

Futboll

5 vjecari sirian, adhuruesi i Messit, kërcënohet me jetë

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 15:32
Murtaza Ahmadi

Ai u bë i famshshëm muaj më parë për shkak të dashurisë së tij dhe adhurimit të sinqërtë për një nga legjendat botërore të futbollit, yllin argjentinas Lionel messi. Sot 5 vjecari Murtaza Ahmadi është zhvendosur me babain dhe vëllain e tij nga Afganistani drejt Pakistanit. Familja e cila po lëviz me synimin për të kërkuar azil, sot jeton në një apartament të vogël, marrë me qera në provincën Baluchistan.

Babai i tij e shpjegon lëvizjen si të detyuruar për shkak të frikës nga minat apo ndonjë rrëmbim të mundshëm të fëmijëve nga terroristët.

“Në fillim dua të them se ishim shumë të lumtur sepse djali im është bërë shumë i famshëm. Më pas mora telefonata kërcënuese nga rrëmbyes të mundshëm që më thonin se përfshirja në botën e futbollit do ta bënte djalin tim një jo-besimtar, dhe se ai nuk do të mësojë të recitojë kuranin dhe kur të mundnin, ata do ta rrëmbenin. Ata donin para, ndaj ne vendosëm të vijmë në Pakistan” tha babai Arif Ahmadi.

Djaloshi i vogël 5 vjecar u bë i famshëm në të gjithë botën menjëherë pasi fotoja e tij u publikua në rrjetet sociale. Në këtë foto Murtaza shfaqej veshur me një bluzë të sajuar me qese me emrin e messit të shkruar në të. Fotoja ishte realizuar nga vëllai i tij më i madh, Humayon Ahmadi, që e publikoi më pas në faqen e tij në facebook.

“Ai e dashuron futbollin dhe lojtari i tij i preferuar është Lionel Messi. Një ditë më kërkoi një bluzë me emrin e tij por ne jemi shumë të varfër dhe nuk mund ta përballojmë. Ndaj u detyrova tja sajoj një të tillë me qesen e bukës, i bëra foto dhe e hodha në fb. Nuk e mendova në atë kohë se ai do të bëhej kaq i famshëm” thotë vëllai i tij Humayon.

Gjithcka duket se ka ndryshuar për Murtazën por dashuria e tij për Messin mbetet po aq e madhe sa muaj më parë.
“Messi, të dua shumë shumë. I dashur mesi, të lutem eja, dua shumë të të takoj” thotë 5 vjecari Murtaza.
Babai i tij thotë se Federata Afgane e Futbollit i ka premtuar një takim vogëlushit me Messin por deri më sot ende asgjë nuk ka ndodhur.

Pavarësisht kësaj Murtaza ende jeton me ëndërra dhe me shpresën se një ditë ai do ta takojë yllin e tij e do të marrë dhuratë nga ai një bluzë një fanellë.
Për familjen Ahmadi, udhëtimi nuk përfundon këtu. Ata kanë shpresë për të nisur një jetë të re larg nga lufta dhe dhuna. E sigurisht që Murtaza nuk do të heqë dorë nga fubtolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat