Deschamps si e parashikon takimin me Gjermaninë

Futboll

Deschamps si e parashikon takimin me Gjermaninë

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 11:16
Didier Deschamps

Francë-Gjermani, është prej sfidave që çon në këmbë jo vetëm botën e futbollit. Dy gjigantët e futbollit do të takohen me 7 korrik në orën 21.00 dhe cila do të jetë më afër finales. Përzgjedhësi i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, është optimist se do ta eliminojnë Gjermaninë. “Nuk ishte e lehtë të menaxhohet gjithçka, por këtë herë e kryem punën me sukses në pjesën e parë. Më pas u ndalëm paksa, dhe vërtet doja t’i mbroja Giroudin dhe Koscielnyn. Ata po rrezikonin suspendimin dhe do të ishte vërtetë idiotike të humbnim lojtarë të tillë në një ndeshje aq të rëndësishme”, ka thënë Deschamps.“Gjermania ka qenë ekipi më i mirë, pa dyshim, përkundër që patën vështirësi shumë të mëdha kundër Italisë, që dhanë gjithçka. Por, ne jemi në mesin e katër më të mirave, dhe do të japim gjithçka kundër ekipit më të mirë, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë”, ka thënë Deschamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat