Ibrahimi: Gjysmëfinalet e Euro 2016 do të jenë të forta

Futboll

Ibrahimi: Gjysmëfinalet e Euro 2016 do të jenë të forta

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2016 Në ora: 11:27
Fetah Ibrahimi

Futbollisti i Trepçës nga Mitrovica, Fetah Ibrahimi, mendon se Portugalia është kombëtarja e vetme që ka arritur deri më tash me fat në gjysmëfinale e Kampionatit Europian. Megjithatë, ai vlerëson se gjysmëfinalet janë të forta dhe vështirë është të parashikohet se cila është më afër për ta prerë biletën për në finale. Në gjysmëfinale takohen: Portugalia-Uellsi (me 6 korrik, 21.00) e Gjermania-Franca (me 7 korrik, në orën 21.00).“Kombëtarja e vetme që ka arritur më shumë fat deri në gjysmëfinale është Portugali dhe besoj që do të jetë në finale. Sepse Portugalia ka ekip të mirë dhe mund të ia dalë me Uellsin, kjo e fundit po befason për të mirë”, tha ai. Ibrahimi thotë se Gjermania është favoritë për të fituar kampionatin, duke e parë edhe potencialin që ka të lojtarëve. “Normal që e ka merituar Gjermania kualifikimin në gjysmëfinale dhe është favoritë i fortë për kampion Evrope. Ata edhe në ndeshjen me Italinë treguan lojë të mirë dhe ia arritën qëllimit. Gjermanët kanë pas për kundërshtar Italinë me mbrojtjen me të fortë në këtë kampionat. Sa i përket Uellsit, është befasi, edhe pse të gjithë thonë kështu, por për mu ata po tregojnë që kanë shpirt luftarak dhe si duhet luajtur për kombëtare, me plot përgjegjësi dhe me plot meritë janë në gjysmëfinale”, ka thënë Fetahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat