Shulku: Skënderbeu mbetet kampion, kampionati nis në Shtator

Futboll

Shulku: Skënderbeu mbetet kampion, kampionati nis në Shtator

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 12:08
Skenderbeu

Skënderbeu mbetet kampion i Shqipërisë, për Federatën Shqiptare të Futbollit, të paktën deri në momentin kur Uefa nuk do të dorëzojë në zyrat e Federatës, materialin mbi të cilin u bazua dënimi i Skënderbeut. Sekretari i FSHF, Ilir Shulku në një konferencë për mediat i mbajtur në ambjentet e këtij institucioni foli pikërisht për pezullimin e korcarëve nga aktivitetet europiane por njëkohëisht dhe për cështjen e stadiumit “Loro Borici” dhe sezonin e ri. Të mërkurën, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendosi, që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës së Uefa-s duke pezulluar skënderbeun nga aktivitetet ndërkombëtare e duke i dhënë të drejtën Partizanit për të konkuruar në Champions, me klubin e kuq që kërkoi dhe një reagim të institucionit të futbollit në vend. “Kampion i Shqipërisë mbetet Skënderbeu. Ne i kemi kërkuar Uefa-s që të na ofrojë për njohje materlian, për të cilin Skënderbeu u dënua dhe më pas, kjo cështje do t’i dorëzohet Komisionit të Etikës. Deri në atë momente, Skënderbeu është dhe do të mbetet Kampion i Shqipërisë”. Një cështje e nxehtë këto ditë ka qenë dhe kapaciteti i stadiumit të rikosntruktuar “Loro Borici”, i cili është 15.919 vende, shifër kjo që është raportuar si më e ulët se ajo e projektit fillestar në media, por për sekretarin e FSHF-së, ky ka qenë dhe numëri i ulësve të parashikuara për këtë stadium. “Stadimi i Shkodës nuk ka zvogëlim të kapacitet. Ky është numri i vendeve që ishte parashikuar për këtë impiant dhe nuk është se ka ndryshuar asgjë nga projekti fillestar”. Gjatë konferencës për shtyp, sekretari Shulku theksoi gjithashtu se vendimi për të nisur Kategorinë Superiore me datë 7 shtator u mor pas një konsulte dhe me trajnerin e Kombëtares Gianni De Biasi, pasi zakonisht viti futbollistik në Shqipëri ka nisur gjithmonë në fillim ose në fund të muajit gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat