Pesë video që NUK i keni parë gjatë Euro 2016 (Video)

Futboll

Pesë video që NUK i keni parë gjatë Euro 2016 (Video)

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një fans i Portugalisë deshte të festojë sëbashku me lojtarët portugezë titullin e Kampionatit Evropian. Kjo është edhe arsyeja e zgjatjes së gjuajtjes së topit nga portieri portugez në fund të ndeshjes. Për më tepër mund të shikoni videon sesi sigurimi mezi e ndalon atë në fushë.

Modriç gjunëzon Turqinë! Goli mjaft i bukur i tij çoi në këmbë gjithë stafin e Kroacisë, por në fakt në festë ndodhej edhe një tifoz kroat. Atë se pa askush përshkak se UEFA e cenzuroi.

Gjestet e çuditshme të trajnerit gjerman Joachim Lov janë transmetuar edhe më parë, pavarësisht se gjatë ndeshjes ata mbetën të cenzuruara.

Portieri italian Gianluigi Buffon nuk dinte si të festonte fitoren ndaj Belgjikës, 2:0. Ai kërcen te porta ku nga fuqia më pas rrëzohet brenda golit.

U përfol shumë për fansat e dhunshëm rusë që u përleshën me tifozët anglezë. Në vijim keni videon sesi rusët ia mësyjnë tribunave ku ndodhen tifozët anglezë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat