Jashanica: Kosova mund t’i mposht edhe skuadrat e mëdha

Futboll

Jashanica: Kosova mund t’i mposht edhe skuadrat e mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2016 Në ora: 11:36
Bajram Jashanica

Nuk është larg 5 shtatori kur kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për pikë në rrafshin ndërkombëtar. Me 5 shtator Kosova do të luajë me Finlandën vendase, në takimin e parë të grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018” në futboll.  Kosova është në grup shumë të fortë, megjithatë shpresojnë se do të janë befasi e këndshme për të gjithë.  Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Bajram Jashanica, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” theksoi se Kosova ka një ekip me kualitete dhe do të mundohen ta nxjerrin më të mirën. Ai flet edhe për ekipin e Skënderbeut nga Korça, kampion i Shqipërisë, e cila u suspendua para pak ditësh nga garat e Champions League.

“Bota sot”: Kosova është në grupin I të kualifikuesve për Kampionatin Botëror, me Ukrainën, Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Finlandën. Me përjashtim të Finlandës, të gjitha kombëtaret morën pjesë në Euro 2016, a mendoni se sado kudo Kosova ka mundur t’i njoh rivalët me të cilët do të ballafaqohet?

Bajram Jashanica: Normalisht janë kundërshtar të fortë, por edhe ne kemi kombëtaren tonë me shumë kualitet. Besoj se do ballafaqohemi denjësisht me kombëtare tjera dhe nuk do të jemi vetëm si turist, por do të luftojmë për çdo ndeshje.

“Bota sot”: Është hera e parë që Kosova merr pjesë në një garë kaq të madhe, a besoni se do të përgatiteni maksimalisht dhe do t’i befasoni kombëtaret tjera?

Bajram Jashanica: Është hera e parë por ne do të bëjmë më të mirën. E dimë se ekipet tjera kanë përvojë në këto kompeticione dhe dinë si të luajnë. Për ne është hera e parë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim rezultate të mira.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova do të jetë sikur një Brazil i dytë për shumë kombëtare?

Bajram Jashanica: Ne besojmë në kualitetin tonë dhe kemi një skuadër shumë të mirë dhe do t’iu bëj çdo skuadre problem. Besojmë që mund t’i mposhtim edhe skuadrat më të mëdha. Besojmë në rezultate të mira.

“Bota sot”: E keni përcjell Euro 2016, cila kombëtare iu ka befasuar më së shumti?

Bajram Jashanica: Po e kam përcjellë, nuk e kam pritur që Portugalia do të shkoj deri finale, pastaj të fiton evropianin. Për mu kjo ka qenë befasi, tjerat kanë qenë aty – aty.

“Bota sot”: Jeni pjesë kampionit shqiptar, Skënderbeut,  a jeni të zhgënjyer që keni mbetur me ekip (suspenduar nga UEFA për një vit) jashtë garave të Champions Leagues, e padrejtë?

Bajram Jashanica: Kam kontratë edhe një vit me Skënderbeun. Normalisht jemi të zhgënjyer se nuk do të marrim pjesë në garat evropiane. Një vendim i padrejtë për ne, por do të punojmë shumë për vitin tjetër që të jemi me të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat