Fillon stërvitjet Migjen Basha në FC Luzern, e ardhmja e pacaktuar

Futboll

Fillon stërvitjet Migjen Basha në FC Luzern, e ardhmja e pacaktuar

Nga: Fitim Dika Më: 14 korrik 2016 Në ora: 07:19
Migjen Basha

Të mërkurën kanë filluar stërvitjet pranë klubit zviceran FC Luzern, pjesëmarrësit e Kampionatit Evropian, Jakob Jantscher dhe Migjen Basha, shkruan luzernerzeitung.ch. Kjo ishte stërvitja e parë pas pushimeve, përkundër që gjatë ditës kishte stuhi shiu. 

Me trajnerin Christian Schmidt, Jantscher dhe Basha ushtronin pasimet si dhe për qëllim kishin të marrin ritmin e stërvitjeve. Basha ishte pjesë e Kombëtares gjatë fitores historike kundër Rumanisë (1-0). Jantscher në anën tjetër është pjesë e kombëtares austriake. Ai u aktivizua në ndeshjen Austri-Islandë (1:2), përcjell botasot.info.

E ardhmja e hapur

E ardhmja e të dy talenteve është e hapur, përkundër që kontrata u përfundon në verë 2017. Basha vetëm para pak kohësh aktivizohej me klubin italian në Como./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat