Argjentina e para, po ku është Zvicra e shqiptarëve

Futboll

Argjentina e para, po ku është Zvicra e shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:21
Futbollistët e Zvicrës

Në renditjen e re të FIFA-s, shihet se kampioni i ri i Evropës, Portugalia është ngritur në vend të gjashtë, ndërsa Argjentina ruan kryesimin. Mirëpo, Zvicra e shqiptarëve humb tri pozicione, duke rënë në vend të 18-të me 957 pikë. Zvicra ishte eliminuar në të tetën e finales në Kampionatit Evropian pas penalltive nga Polonia. Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Shani Tarashaj, janë pjesë e Zvicrës. Gjermania që ka në petkun e saj mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin, mbetet e pa luhatur, në vend të katërt.

Renditja

1. Argjentina    1585

2. Belgjika       1401

3. Kolumbia     1331

4. Gjermania    1319

5. Kili   1316

6. Portugalia    1266

7. Franca 1189

8. Spanja 1165

9. Brazili  1156

10. Italia  1155

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat