"West Ham", ofertë "të çmendur" për Mauro Ikardin

Futboll

"West Ham", ofertë "të çmendur" për Mauro Ikardin

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:43
Mauro Ikardi

Klubi anglez i "West Ham"-it po interesohet për sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi. Interesimi për sulmuesin e Interit vjen pasi janë shuar shpresat për të transferuar sulmuesin e Milanit, Karlos Baka. “Çekanët” kanë patur ofertë të mirë për Baka-n, por ky i fundit mundet të mos lëvizë për shkak të dëshirës për të luajtur sezonin e ardhshëm në një klub që merr pjesë në Ligën e Kampioneve.

Mediat italiane raportojnë se kjo është arsyeja se përse "West Ham" dëshiron Ikardin, për të patur një emër të madh në skuadër. Mësohet se skuadra angleze është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro, por vështirë se kjo ofertë do të pranohet nga Interi, që nuk do të humbasë shërbimet e kapitenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat