Barcelona konfirmon marrëveshjen me dy futbollistë

Futboll

Barcelona konfirmon marrëveshjen me dy futbollistë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:23
Munir El Haddadi

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjeve për vazhdimin e kontratës me sulmuesin Munir El Haddadi dhe mesfushorin Sergi Samper. Dy futbollistët e talentuar kanë konfirmuar të ardhmen e tyre në “Camp Nou’. Munir ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë me gjigantin katalan deri në verën e vitit 2019. Me të, ai do të ketë dëmshpërblim prej 60 milionë euro. Munir luajti 15 herë në La Ligë më 2015-16 dhe realizoi tre gola e dy asistime. Kurse, Samper ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Barcelonën, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2019, me opsion për një vit tjetër. Minimumi i dëmshpërblimit në kontratën e re është caktuar në 50 milionë euro. Kampioni i La Ligës, me kërkesë të trajnerit Luis Enrique ka konfirmuar të ardhmen e Munit dhe Samper në “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat