Juve nuk lëshon pe për Pogban

Futboll

Juve nuk lëshon pe për Pogban

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 13:52
Paul Pogba

“Sky Italia” dhe “The Guardian” kanë bërë të ditur se kampionia e Italisë, Juventus, ka refuzuar një ofertë të parë prej 100 milionë eurosh nga ana e Manchester United për mesfushorin Paul Pogba. Mesfushori francez, 23 vjeç, ka fituar katër kampionate italiane radhazi me bardhezinjtë. Pas refuzimit të ofertës nga e torinezëve, sipas shtypit italian, lojtari i ka kërkuar klubit shitjen e tij. Nëse ai do të transferohet te “Djajtë e Kuq”, do të jetë blerja e tretë e madhe nga trajneri Jose Mourinho, pas Zlatan Ibrahimoviçit dhe Henrikh Mkhitaryanit. Duket se Juve nuk e ka ndërmend të lëshoi pe për mesfushorin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat