Demhasaj: Ka ekipe shumë të mira në Ligën e Dytë të Zvicrës

Futboll

Demhasaj: Ka ekipe shumë të mira në Ligën e Dytë të Zvicrës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 korrik 2016 Në ora: 19:43
“Momentalisht jam në formë shumë të mirë. Kemi pasur disa ndeshje miqësore dhe luajtëm shumë mirë kundër St. Gallen-it, Zurich-ut, Thun-it dhe gjatë kësaj te marte ndaj Luzerni-t”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Shkëlqim Demhasaj, sulmues i talentuar i FC Schaffhausen-it.

Në shtetet e ndryshme të Evropës ka shumë futbollistë të talentuar shqiptar që me sukses mbrojnë ngjyrat e klubeve qoftë në elitë qoftë edhe në ligat e dyta. Talenti me prejardhje nga Carrabregu i Deçanit, Shkëlqim Demhasaj, po dëshmon formë të mirë në fanellën e skuadrës së Schaffhausen-it, e cila garon në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës). Sulmuesi shtatlartë (189 centimetra), nuk ka më shumë se 20 vjet, është i motivuar në prag të fillimit të edicionit të ri. Ai në pesë ndeshjet miqësore ka dhënë maksimumin për Schaffhausen-in, dhe sipas tij ka realizuar katër gola.  Demhasaj bëri paraqitje të mirë për ekipin e tij, e cila në miqësoren e fundit e mposhti me rezultat 2:1 Luzernin e Superligës.  Ai shënoi në minutën e 41-të kur barazoi rezultatin dhe më pas fituan ballafaqimin.  Shtatlarti tha se janë të përgatitur mjaft mirë dhe mezi e presin takimin e fundjavës (me 23 korrik) ndaj Wil-it, ndeshja e parë e kampionatit të ri.

“Bota sot”: A jeni në formën më të mirë para fillimit të edicionit të ri?

Shkëlqim Demhasaj: Po! Momentalisht jam në formë shumë të mirë. Kemi pasur disa ndeshje miqësore dhe luajtëm shumë mirë kundër St. Gallen-it, Zurich-ut, Thun-it dhe gjatë kësaj te marte ndaj Luzerni-t.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e FC Schaffhausen-it?

Shkëlqim Demhasaj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat