Barcelona ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mesfushorit Andre Gomes.
Klubi katalanas ka njoftuar përmes faqes zyrtare se Gomes ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën dhe sipas raportimeve bëhet e ditur që blaugranat kanë paguar 40 milionë euro për mesfushorin.
Në garë për mesfushorin portugez ka qenë edhe Real Madridi, por oferta e Barçës ka bërë që si Valencia ashtu edhe lojtari të vendosin që ai të transferohet në ‘Camp Nou’.
Ky është transferimi i katërt i Barcelonës në këtë afat kalimtar pas, Samuel Umtitit, Denis Suarez dhe Lucas Dignes.