Fjalët e para të Pjacas si lojtar i Juventusit

Futboll

Fjalët e para të Pjacas si lojtar i Juventusit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 14:53
Marko Pjaca gjatë prezantimit

Marko Pjaca ka folur rreth transferimit të tij tek kampionët e Italisë.

Talenti kroat është transferuar nga Dinamo e Zagrebit te Juventusi për 20 milionë euro.

Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë mundësi dhe ka premtuar që me Juven do të fitojë shumë trofe.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që kam ardhur në një klub kaq të madh”.

“Mezi pres të filloj të stërvitem dhe të luaj për këtë skuadër. Ne duam që fillimisht të fitojmë Serie A dhe Kupën e Italisë, si dhe të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”.

“E kam zgjedhur numrin 20, pasi që këtë numër e kam bartur te Dinamo dhe në kombëtaren e Kroacisë”, ka deklaruar Pjaca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat